Montag, 25. November 2013

Florentina Duku, modelja shqiptare qe premton shume ne boten e modes

Nga: LeosMagazine

Florentina Duku bukuroshja nga Peja qe jeton ne Duseldorf te Gjermanis  e cila gradualisht po përmbushë ëndërrën e saj të kahmotshme në fushën e modelingut. Jo rastësisht ajo filloi me këtë profesion mbase nuk i ka munguar as talenti dhe përkrahja nga të tjerët.

Ajo se fundi ishte ne Australi per disa agjensie mode per te ralizuar fotosezione te ndryshe .




Kur ke filluar të meresh me modelizëm?

Me modelizëm fillova të merrem që nga fillimi i vitit 2010. 

Është eksperiencë e bukur besoj?

Për mendimin tim Po.

Si e përshkruani veten me pak fjalë?

Person i qetë me shumë hobi.

Përveç që je bërë i njohur, sigurisht që ke pasur fitime dhe humbje nga këto punë?

Kjo punë nuk ka edhe aq humbje, pasi që është fillimi nuk ka edhe aq shumë fitime. 

Ku e gjeje me së shumti veten, para aparatit fotografik apo nëpër sfilata?

Mendoj se në të dy sferat e gjej veten dhe është kënaqësi nga ana ime.

Përveç pasarelave të modes, fotosesioneve në atë kohë keni punuar edhe diçka tjetër? 

Une jome ne shkoll ne gjimnaz ne klasen 13, ky eshte viti i fundit shkollor per mua. Pas shkolles punoj edhe ne vendin ku jetoj ne ZARA.

Si e shpenzoni atë kohë të lirë që e keni?

E shpenzoj me motren dhe shoqerin sepse me ta nuk mund të kaloj edhe shumë kohë kështu që i jap rëndësi të veçantë familjes. 

Një bukuroshe e re dhe me shumë profesione sigurisht nuk i mungojnë edhe djemt, do na zbuloni ndonjë sekret? 

Djemt nuk mungojn kam shoqeri shume te gjer , por nga jeta private nuk ka asgje, mendoj se jam akoma e re .

Të pëlqejnë aventurat apo lidhjet serioze?

Shume pytje provokuese, por gjithe qe me njohin e din qe une jom shume larg natyres se avanturave mua me pelqen serioziteti edhe sinqereteti

Deshirat tua per te ardhemen ? 

Ta perfundoj maturen kete vite me sukses dhe pastaj te studioi edhe normalisht qe ne fushen e modelizimit te jem e sukseshme .

Samstag, 16. November 2013

Afërdita Dreshaj - Mjafte me shpifje, jam Single !



Aferdita per PRIVE


Modelja dhe këngëtarja bukuroshe, Afërdita Dreshaj e ka mohuar në mënyrë kategorike se është në lidhje me hokeistin çek Jakub Kindl. Ai për emisionin Prive në Klan Kosova, ka thënë se po e lodhin shpifjet e mediave, duke mos e lënë rehat ta bëjë jetën e saj private. Dreshaj ka thënë se nuk ka të dashur, ndërsa ata për të cilët është raportuar se ajo është në lidhje i ka vetëm miq. Ajo ka premtuar se në momentin kur do të ketë diçka të re në këtë drejtim do ta ndajë këtë për adhuruesit e saj. 

Arbnora Ademaj - ‘Hirushja’ që rrëmbeu ekranin

Prezantuesja e bukur, Arbnora Ademaj, dallon jo vetëm me hiret e saj të spikatura femërore, por edhe me imazhin e saj të ndërtuar që reflekton vetësiguri, krenari dhe, mbi të gjitha, një lloj thjeshtësie në bukuri.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Asnjë pistë nuk është e kompletuar pa modelet shtatlarta, të cilat i japin jetë të vërtetë veshjes së bukur. Me personalitetin e saj të mahnitshëm, tejet e këndshme, me ecje unike, Arbnora Ademaj, është bërë një ndër modelet më të preferuara. Përveç botës së modës, bukurisë, ajo përçon tek shoqëria hijeshinë e komunitetit në përgjithësi.
Në këtë intervistë, Arbnora rrëfen rrugën e depërtimit në industrinë e modës, aktrimit dhe sukseset në karrierën e moderatores.
Arbnora, të shohim çdo javë në ekran, por, megjithatë që ju kemi mysafire të paftuar nëpër dhomat tona, na tregoni diçka më shumë për atë që jeni duke bërë aktualisht.
Para se t’i hyja kësaj rruge kisha projekte të tjera, por kur provova të isha pjesë e saj, vura re se ndjehesha mirë, se kisha zgjedhur rrugën e duhur! “Koha shtesë” në Super Sport Kosova, pasqyron një javë sporti dhe kulture. Gjithmonë me pak fantazi brenda, për të dalë nga rutina e emisioneve të zakonshme. Dhe gjithmonë me kërkesën për të patur diçka më shumë se ajo çka pasqyrojnë televizionet tjera. Këtu nisi edhe dedikimi im. Besoj që ia kam arritur qëllimit dhe tani po e shijoj suksesin e emisionit, gjithmonë me vlerësimin e opinionit.

Sa e vështirë është që një vajzë të drejtojë një emision sportiv?
Për mua nuk është aspak e vështirë të flas për sportin, sepse tani gjithçka rreth meje ka të bëjë me sportin. Është diçka që asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar. Sigurisht se në fillim e kisha vështirë, sepse çdo emision ka atraktivitet dhe flas me shumë kënaqësi.
“Koha shtesë” është një emision intensiv, që kërkon punë, kreativitet, por edhe shumë energji për ta përballuar?
Të them të drejtën, kërkon shumë angazhim të madh, sepse është emision i përjavshëm 90 minutash, i drejtpërdrejtë. Emisionin e kemi ndarë në dy pjesë, me mysafirë të ndryshëm, që t’i analizojmë të gjitha zhvillimet e fundit që ndodhin në sportin vendor dhe në atë evropian. Mendoj se deri tani, me stafin e Supersportit nga “Digitalb”, kemi arritur çdo objektiv, dhe të ardhmen e shoh më të sigurt.
Sporti nga shumëkush konsiderohet si “mashkullor”. A mund të na tregoni diçka më shumë për këtë projekt dhe për faktin se si mund të koekzistojnë sporti dhe bukuria? 
Ndoshta në vendin tonë ka mbizotëruar burrëria në sport dhe femrave nuk iu është dhënë hapësirë, mirëpo në vendet e tjera, faktor kyç në emisione të sportit janë femrat. Unë po ndihem shumë mirë që ia kam dalë ta thyej akullin të binden njerëzit që bukuria dhe sporti janë një gërshetim i mirë.

Të ka ndihmuar fakti që dikur ke fituar një kurorë misi?
Ëndrra e çdo vajze është të ketë një kurorë bukurie. Unë pata fatin që fitova kurorën “Miss Koosva 2007”; u zgjodha shoqëruesja e dytë në “Miss Globe Internacional” më 2009 dhe, që atëherë, fillova dhe vazhdova në botën e ‘shou biz’-it.
E keni provuar veten në film dhe a keni dëshirë t’i hyni kësaj 'sakrifice'?
Unë e kam sfiduar veten në shumë fusha. Në aktrim e kam gjetur veten shumë mirë, me shumë kënaqësi do ta vazhdoja.
Duke ditur karakterin tuaj, sa jeni e hapur për ballafaqime me eksperienca të reja?
Fakti që pranova të prezantoj nuk do të thotë se e kam ezauruar aktrimin, por jam natyrë në vëzhgim e mësim të vazhdueshëm. Në fushën e artit nuk më trembin eksperiencat e reja, dua t’i provoj.
A keni qenë edhe më parë e përkushtuar pas sportit, meqë edhe keni një trup të ndërtuar, tipik sportiv?
Dëshira ime fillestare ishte të lidhja marrëdhënien me televizionin. Se kjo gjë do të vinte nëpërmjet sportit s’e kisha menduar asnjëherë. Duke pasur një pasion të jashtëzakonshëm për profesionin tim, iu përkushtova tërësisht asaj që bëja dhe kështu nisën impulset e para të lidhjes së fortë me sportin. Tani e dashuroj punën time, nuk e mendoj dot veten pa të.

Sa ndihesh e afërt me sportin?
Jam shumë e afërt, sepse i përcjell të gjitha ngjarjet në sport, qoftë në TV apo gazeta, shpeshherë edhe shkoj në stadiume në vend edhe kur luan Kombëtarja në Shqipëri çdo herë i përcjell nga afër. Është një ndjenjë shumë e mirë dhe një emocion i veçantë.
Për mua, mbi të gjitha, sporti është pasion.
A e kupton zhargonin e ekspertëve të sportit?
Në fillim e kisha të vështirë t’i kuptoja. Por tani besoj se nga ajo çka kam mësuar, mund të flas, madje edhe të bëj debat.
Emisioni juaj është përmbajtjesor dhe nëpërmjet tij sikur njerëzit dëgjojnë një orë historie sportive. A ka diçka që ende nuk është thënë në këtë emision që gjithnjë e më shumë po popullarizohet dhe po fiton terren?
“Koha shtesë” nuk ka ndonjë sekret të pathënë, por ka një sekret të tijin, se është shumë profesional, është ideuar shumë mirë, pasi njerëzit me shumë dashuri dhe ngrohtësi në ato orë të mbrëmjes duan të dëgjojnë të diskutohen tema të prekshme për sportin.
Ju pëlqen futbolli? Jeni tifoze dhe a i ndiqni ndeshjet sportive?
Sigurisht që më pëlqen. Jam tifoze e Barcelonës dhe i shoh të gjitha ndeshjet, për kënaqësi.
E mbështetni këtë skuadër se ka lojtarë të bukur...?
Jo, lojtarë të bukur nuk ka. E simpatizoj për lojën dhe për faktin që kam qenë e ndikuar nga familja dhe rrethi.
Cili është sportisti që ju pëlqen më shumë?
Është një përgjigje që kam përshtypjen se shumë e thonë, do ta them edhe unë. Po ta shihni me lojën e tij, ai i bën për vete të gjithë. Messi është i jashtëzakonshëm.
Cili ka qenë i ftuari më i veçantë, të cilit kur ia keni drejtuar pyetjen jeni emocionuar?
Janë shumë emra që i përzgjedhim me kujdes! Në emision kanë marrë pjesë emra të shumtë të sportit, si: Lorik Cana, Granit Xhaka, Valon Behrami, etj., njohës të mirë të sportit, etj. Në secilin emision, me të ftuarit kam përjetuar emocione të veçanta.
Çfarë ‘përdor’ për t’ua prishur mendjen njerëzve të sportit?
Ohh, nuk jua tregoj, është sekret! Rëndësi ka që të jenë të gjithë aty, sa herë unë i ftoj, madje shpesh herë janë ata që më kërkojnë mua. “Koha shtesë”, me siguri i ka bindur njerëzit për seriozitetin dhe vlerat që mbart!
Sa ndiheni e sigurt dhe komode në prezantimin e këtij emisioni? 
Në fillim kam qenë më e rezervuar, por koha më ka bërë të ndryshoj. Kam parë se duke fituar eksperiencë, duke qenë e vërtetë dhe e lirshme, mund ta zhvillosh karakterin tënd.
Është një atmosferë mjaft e ngrohtë dhe komode që krijohet prej stafit të Supersportit.
Thonë se bota e televizionit është shumë konkurruese dhe ka shumë sfida. Ju si ia arrini t’i përballoni këto dy kategori?
Televizioni të krijon e të ngre shumë lart, ose të shkatërron. Po të ecësh në rrugën tënde, duke mos arsyetuar suksesin tënd me mossuksesin e të tjerëve, atëherë do të jesh e çliruar nga kompleksi i inferioritetit dhe i paaftësisë. Nuk mund të jesh pjesë e kësaj bote pa e ndier edhe ashpërsinë e tepërt që të rrethon.
A jeni ballafaquar ndonjëherë me momente të pakëndshme kur keni qenë ‘live’ në ekran?
S’ka punë pa vështirësi, mirëpo te televizioni shpeshherë nuk kuptohen këto, sepse nga jashtë duket shumë i bukur. Do punë të madhe, të paepur, do përkushtim. Televizioni është art dhe ka vend për të gjithë. Personalisht kështu e mendoj dhe kështu e jetoj, me pasion e qejf.
A mund të na tregoni ndonjë gafë që keni bërë gjatë udhëheqjes së emisionit?
Nuk më ndodh diçka shumë e madhe, por ka ndodhur t’ua ndryshoj emrat, ose nganjëherë, ligën e kampionëve e kam ngatërruar me liga të shteteve.
A ju merr shumë kohë emisioni dhe a ju duket se i hyni në hak jetës private? 
Mundohem që të jetës t’i jap kuptim ashtu siç unë dua dhe ashtu siç e konceptoj. Mund të them se emisioni më merr shumë kohë, por nuk e sakrifikoj jetën time private.
Kur jemi tek jeta, a bëni “jetë” dite apo “jetë” nate?
Unë jam një femër e realizuar dhe jetën e bëj pa ekuivoke, pra bëj jetë ditë e natë, madje jeta ime është shumë e begatë.
Arbnora…me apo pa të dashur? Ke tip të caktuar bandilli, çka pret nga personi i dashur?
Nuk kam të caktuar ndonjë tip, me rëndësi është të arrijë të më bëj për vete.
Çka vlerësoni më shumë tek një mashkull, i cili do t’jua ‘pushtonte’ zemrën, mendjen, shpirtin dhe trupin?
I vlerësoj njerëzit e fortë që dinë të mbajnë fjalën, që luftojnë për atë në të cilën besojnë, njerëzit që dinë të vlerësojnë e të respektojnë veten e tyre me dinjitet e që e njohin rëndësinë dhe bukurinë e mirënjohjes.
E ndieni tundimin e shumë pyetjeve dhe paragjykimeve që ju adresohen juve?
E ndiej, madje shumë, mirëpo ajo që përherë kam zgjedhur është të mos reagoj. Janë thënë shumë gjëra për mua dhe kam pasur raste që kanë arritur edhe të më cenojnë në këtë pjesë, por asnjëherë s’kam preferuar të dal të pohoj apo përgënjeshtroj diçka, sepse mua më mjafton të jem mirë me veten time. Ka njerëz që jetojnë me këto gjëra, ndërsa unë mendoj se jeta private është vetëm imja.
Po si e sheh Arbnora Arbnorën, d.m.th., veten e vet si një sharmante plot lezet, apo si një vajzë çapkëne dhe të thjeshtë?
Pamja e jashtme nuk është fuqia ime....Vetëm se mendoj që kam shumë gjëra të tjera për të shpalosur në media dhe nuk jam në kërkim të një Arbnore të bukur. Jam në kërkim të një Arbnore me më shumë vlera, me shumë njohuri, me shumë dije dhe eksperiencë.
Arbnora ka kurajën dhe guximin për të fluturuar në qiellin e shtatë dhe aftësinë për t’u kthyer me këmbë në tokë sa herë është e nevojshme.
Ekrani televiziv është një ‘kuti magjike’ në të cilën kanë dëshirë të ‘ngujohen’ të gjitha femrat e bukura. Po për ju, çka paraqet ekrani dhe a keni arritur atë që e keni synuar?
Po, ekrani mbetet magji me vete, një magji që koha e lartëson. Deri dje edhe për mua ishte ëndërr, por një ftesë, ma solli ëndrrën në duar. Emisioni “Koha shtesë” ka përmbushur të gjitha ambiciet e mia profesionale dhe për këtë arsye kam dhënë maksimumin tim në çdo hap që kam hedhur.
Si e kishe menduar një prezantuese dhe si e mendoni tash, si ju duket roli dhe pozita e saj?
Në televizion asgjë nuk është e lehtë, madje shumë më shumë se sa e kisha imagjinuar. Është tjetër gjë kur sheh dikë në ekran, e tjetër kur e drejton vetë. Të jesh prezantuese perfekte duhet punë, studim, korrektesë, dialog, por, mbi të gjitha, dhe eksperiencë. Të gjitha këto elemente për një prezantim dinjitoz nuk më mungojnë, por asnjëherë nuk jam kënaqur me kaq.
Në një emision të tillë edhe pamja është pjesë e suksesit. Si duket, natyra me ju ka qenë dorëlirë. Megjithatë, vërehet edhe një dozë përkujdesjeje vetjake.
Faleminderit për komplimentin dhe jam plotësisht dakord që edhe pamja e ka pjesën e vet të suksesit në një emision televiziv. Televizioni e ka të detyruar një pamje të bukur, me kulturë dhe të rregullt. Në ditët e zakonshme jam më shumë sportive dhe një adhuruese shumë e mirë e xhinseve.
Duket se këtë profesion e keni më shumë pasion sesa çështje parash. Si është relacioni juaj me paranë, fitoni shumë, shpenzoni shumë apo jeni e kujdesshme.
I qëndroj besnike idesë që vlerat duhet t’i konvertojmë në të ardhura të kënaqshme. Është prestigj dhe respekt për veten.
Kur më pëlqen diçka tundohem. Shpenzoj shumë, madje, disa herë dhe pa kuptuar. Thjesht shpenzoj se më pëlqen çdo gjë e bukur.
Secili ka një ëndërr profesionale. Ju e keni plotësuar ëndrrën, apo jeni në kërkim të saj?
Ah, sigurisht e kam një ëndërr. Do ta bëja me kënaqësinë më të madhe dhe me përkushtimin më të madh profesional një interviste me Obaman, në presidencën e tij.
Keni luajtur ndonjëherë në bastore?
Para disa kohësh e kam hedhur një etiketë, nuk fitova, kështu që nuk e provoj më. Mendova se kur ta vendosja me fatin e fillestarit do të ndodhte diçka për mua, por, jo.
Cilat janë preokupimet tuaja aktuale?
Jemi në përfundim të ciklit të emisioneve për këtë sezon. Pason një pauzë dymujore, për t’iu rikthyer sërish drejtimit të emisionit. Kohët e fundit kam oferta edhe për projekte jashtë fushës së sportit, por gjithmonë sporti mbetet primar. Jam në kërkim dhe profesioni nuk mbaron ndonjëherë. 

Mittwoch, 30. Mai 2012

Çaka: Nuk e njoh vajzën që më akuzon

Besnik Çaka, pjesëtar i grupit të njohur muzikor NRG Band, është paraqitur sot paradite në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Dukej i qetë teksa dilte prej gjykatës, megjithëse mbi të rëndon një aktakuzë që mund ta dërgojë në burg nga 1 deri në 10 vjet.
Seanca kundër Çakës dhe shtatë të pandehurve të tjerë është shtyrë për 3 korrik, pasi gjashtë nga të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë. Ndaj njëri u veçua procedura, pasi policia e ka njoftuar gjykatën se ai është i pakapshëm për policinë dhe se besohet se ndodhet jashtë vendit.
Avokati mbrojtës i Çakës, Arianit Koci, bëri të ditur për Gazetën Jeta në Kosovë se një seancë e jashtëzakonshme hetimore do të mbahet sot pasdite, me kërkesë të prokurorit, për ta ballafaquar viktimën me pyetjet e avokatëve mbrojtjes, pasi ajo do të udhëtojë në SHBA.
“Ai as nuk e njeh të dëmtuarën”, u shpreh Koci. “Ky proces është i çuditshëm, për shkak se e dëmtuara, viktima, ka deklaruar para prokurorit që ka qenë e shtyrë nga një polic hetues në Ferizaj t’i inkriminojë rrejshëm njerëzit”.
Vajza, e cila në kohën kur dyshohet se është kryer vepra ka qenë e mitur, ka dhënë katër deklarata para policisë.
“Në dy nuk e përmend fare Besnikun dhe deklaratat janë kundërthënëse me njëra-tjetrën. Nuk ka asnjë provë materiale në raport me Besnikun”, thotë Koci.
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012 ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë aktakuzën kundër Besnik Çakës, pjesëtar i grupit të njohur muzikor NRG Band dhe shtatë personave të tjerë. Ata akuzohen se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin “Rama Petrol”, rrugës për Lipjan, kanë keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën 16 vjeçare.
Koci, njëri nga dy avokatët mbrojtës të këngëtarit, tha se prokuroria nuk ka prezantuar asnjë fakt se Besniku në natën kritike ishte në hotelin “Rama Petrol”.
“Zakonisht kur një mysafir shkon në hotel, emrat regjistrohen”, ka shtuar ai.
Aktakuza përfaqësohet nga prokurori Haxhi Dërguti dhe personat e akuzuar nuk dyshohen për bashkëkryerje të veprave me të cilat ngarkohen, por bëhet fjalë për të njëjtën të mitur që dyshohet se ka qenë viktimë mes viteve 2007 dhe 2008

Donnerstag, 17. Mai 2012

11 Meshkujt me Sexy Shqiptar !

Vendi yn njehet me femra shume te bukura dhe aktraktive por edhe meshkujt nuk i kemi te keqi. Pra vetem per ju ketu 10 meshkujt me sexy ne shqip nga Revista Online Leo´s...

Nr.11 Blerim destani
Blerimi edhe pse po plaket ngadal nga dal shume femra e pelqejn, por jo per shkat te fizikut te ti por ndoshta per parat ???? As per Karier nuk kan pse ta duan eshte akoma ne fillimet e tia edhe po presim nje deportim te ti dhe shpresojm mos te vie e 40 kur te depurtoj ne kinematogrofin Boterore !

Nr.10 Oni Postina
Njte nder meshkujt me te hishmit shqiptar dhe e merion me qen ne kete Liste te meshkujve me HOT !

Nr.9 Flori Mumajesi
Flori me talentin e ti qe e ka i bem femrat per veti dhe ta jep njdesin qe eshte i pa arritu ket e pelqejn femrat!!

Nr.8 Kledi Kadiu
Valltari edhe aktori i mirnjohur me permasat e ti trupore i ben Femrat te qmenden, edhe per kete eshte nen listen ton .

Nr.7 Ledri Vula
Ledri pelqehet me shum tek adoleshentet, femrave me te pjekur ju duket me feminor dhe jo i sinqert ne baz te texteve qe i thot tek kenget, por Dafines i pelqen !???

Nr.6 Ardian Gaxha
Edhe pse ka koh qe nuk na ka sjell hite ai prap mbetet nje nder meshkujt me te hishem Shqiptar.. Gjitha femrat i ben ai me syt e ti  te kalter si qielli per veti !!

Nr.5 Rober Berisha
I Dashuri i Nora Istrefit i qmend gjitha Femrat e estrades, dhe para se te lidhte nje lidhje me Noren ai ishte me shum Femra te tjera te Estrades Bashk, por tani ai i ka vetem syt tek femra me sexy shqiptare Nora Istrefi dhe po mendojn te martohen kete vite.Ne i deshirojm vetem suksese

Nr.4 Shpat Kasapi 
Shume femrat do te keshin deshir te ishte shpati i tyre por cte bejn e ka mor Aferdita Dreshaj !!!

Nr.3 Valon Behrami
Nje djal shume i hishen edhe i talentuar ku do qe shkon femrat i kan syt tek ai, dhe presin te ja jep nje shejn !!!

Nr.2 Enver Gjokaj
Krenaria shqiptare tashme se fundi eshte shpallur nga faqja me e rendesishme kinematografike online IMDB si nje prej 100 aktoreve me seksi ne bote. Dhe padiskutim qe e meriton ket vend tek ne.

Nr.1 Lorik Cana
Loriku mbetet Akoma i pa mposhtur. Ai eshte akoma endera e mijave Femrave ne Bote ne vete i deshiroj sukses ne zgjedhjen e ti edhe shpresojm ta zgjedh te duhuren 















Mittwoch, 16. Mai 2012

Shpallen nominimet për Video Festin Muzikor 2012


Ketë vit Video Festi Muzikor do të organizohet nga Instituti për Kulturë dhe Sport – INKUS, në bashkëpunim me RTV21 dhe do të mbahet më pesë qershor në sallën 1 Tetori.
Në vazhdim janë të prezantuara nominimet në bazë të kate3gorive, të bërë nga bordi organizativ i Video Festit Muzikor.

Cka na ka cuditur se gjdo vite jon po thuajse Kengetaret e Njejt te Nominuar, ka shume videoklipe Kete vite qe kan qen te bukura dhe te ponuar profisionallisht. Cka na ra neve ne Sy ishte qe Genta Ismajli ishte vetem nje her e nominuar edhe pse vitin qe lam pas ishte me dy ViedoKlipe Pa ty dhe Guximi, Videoklipi Pa ty ishte si nje mini Film ku shfaqen Genta si nje rocfkere sie nje PoweWoman ky Videoklip e ka merituar qe te jishte ner me te miret e nominuar !!! Por ne nuk kemq cfar te bejm Keshtu eshte Joria ne Kosov, nuk i kemi ne vetem Politikanat te korreptuar !!!! Elvana Gjata ishte e nominuar dy her por ne kategorit krejtsisht qe nuk i a vlen, ajo duhet te ishte ne Video Spoti më i mirë !!!! Zanfina nuk ishte fare na pysim pse ???? As Arta Bajramin se gjetem askund !!! Dhe dicka qe na ra ne sy ishte Dafina Dafina Dafina Dafina HALLO per mendimin tim dhe shum te tjerve Dafina se ka merituar me qen me my swag e nominuar askund ai Videoklip eshte vlersuar nga shume fansa ne youtube me 80% DISLIKE  ne nuk e dim cfar raportesh ka dafina me organizatoret e keti festivali !!!?  JA KETU ME POSHT JON NOMINIMET EDHE MENDIMI YN SE KUSH E KISHTE MERITUAR !!!
1. Video Spoti më i mirë
Alban Skenderaj – Mirë se vjen në shpirtin tim
Kaos - Lej t'kallen
Dafina Zeqiri - My swag
Genc Salihu – Lufta asht bahçe
(Alban Skenderaj) SHPRESOJM TE FION2. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve
Besart Halimi - Kaçurrelja
DrenA bazi - Pa frymë
Genc Salihu – Lufta asht bahçe
Lyrical Son – Pse t'fola
Mentor Haziri - Engjëll
Ketu lyrical Son e meriton, por gjithsesi me kete kategori sjemi te knaqur shume3. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave
Elvana Gjata – Afër dhe larg
Argjentina Ramosaj - Si shiu
Nora Istrefi - Ski me ik
Tuna - Dyshemeja
Dafina Zeqiri - My swag
Ketu jemi ne dilem mes Nores dhe Elvanes shume videoklipe te ndryshe skan asgje te perbashket!! Megjithse ne po mendojm ELVANAA edhe Noraa shume e mire <3
4. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve
Aragona Band – Vajza anonime
NRG Band – Rina Rina
Gillespie - Anisa
Kaos - Lej t'kallen
Edhe pse degjuam kohet e fundit fjal skandaloze per ta, gjithsesi e meriton NRG BAND kete qmim!!!5. Video Spoti më i mirë Best New Artist 
Bakashanta - Drink
Qendresa Millaku - First Class
Gjira - Ckapo don me t'knu zemër
Lea - Te pres
Evertet qe gjira e ka quar krejt estraden ne kemb por viedoKlipi me i mire mbes tyre eshte per mendimin ton Qendresa edhe pse nuk pati naj sukses te madh me kete keng une gati cdo dit e degjoj6. Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Folk
Flori ft. AlbatritMuqiqi - Tequila vava
Gili – Haku i nenës
Leonora Jakupi - Iluzion
Lori - E ndjej mungesën tënde
FLORI FLORI FLORI EDHE SKA TJETER PIKE.7. Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop
Argjentina Ramosaj - Si shiu
Tuna - Dyshemeja
Hana Cakuli ft. KushtrimHoxha - Kopshti
Alban Skenderaj – Mirë se vjen në shpirtin tim
Shpresoj qe Tuna ta mer kete cmim <38. Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop
Big Basta - Bounce with the star
BimBimma ft. Lyrical son – S’ka kufij
DJ Blunt ft. Real 1 TDS - Bang Bang
Kaos - Lej t'kallen
McKresha ft. Lyrical Son - Hip Hop-in e du
Ketu e meriton Kaos 
9. Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock
Andos ft. EugentBushpepa - Adrenalina
Genc Salihu – Lufta asht bahçe
Gillespie –Anisa
The Freelancers - Pse
Kur te shfaqet kjo kategori ne do ta ndrojm programin.. hmmmm10. Video Spoti më i mirë në konkurrencën RnB
Seven Saraqi ft. Vig Poppa - She got me 
Dafina Zeqiri - Supernova
Lyrical Son – Pse t'fola
Vesa Luma ft. Big Basta - Boom
Dafina Rexhepi ft. Kaos - Party and bullshit
Tash i ka ardhur reni dafines jo je ne kategorin me te mire !!!11. Video Spoti me i mirë në duet
DrenAbazi&AnjezaShahini - Ti dhe unë
Andosi ft. Eugent Bushpepa - Adrenalina
Hana Cakuli ft. Kushtrim Hoxha - KopshtiNRG Band ft. Capital T – Veç asaj
E Meriton    Hana Cakuli ft. Kushtrim Hoxha - Kopshti12. Video Spoti me i mirë bashkëpunim/ft
Rina Abdyli ft. Flaka Krelani, McKresha - Si Bass
Adelina Emini ft. Genc Prelvukaj - Tipsy
Nora Istrefi ft. McKresha – As ni zo
Vesa Luma ft. Big Basta - Boom
As ni zooooooooooooo se Noraaaaaaaaaaa e ka kall veren shpresojm te vie me hot kete vite13. Video Spoti më i mirë në kategorinë Dance 
Blero ft. Astrit Stafa - Summer Love 
Elvana Gjata – Afër dhe larg
Genta Ismajli ft. Dalool - Guximi
Shpat Kasapi ft. Ton Voka - Shumë hot
Mos ngurone asgje merni Gucimin per gjithcka te duam Genta<314. Video Spoti me regjinë më të mirë
Alban Skenderaj- Mirë se vjen në shpirtin tim
Genc Salihu – Lufta asht bahçe
Dafina Zeqiri - My swag
Adelina Emini ft. GencPrelvukaj - Tipsy
Dafina me fal po kurfar rigjije ske pas, kete cmin se meriton valla Albanit po ja jepim ne prap 15. Video Spoti me Styling më të mirë
Dafina Zeqiri - My swag
Elvana Gjata – Afër dhe larg
Aferdita Dreshaj –Qyteti heshtë
NRG Band – Rina Rina
Aferdita Dreshaj e meriton kete cmim shum e thjesht por elegante nuk mundohet te bej dicka qe te bie ne sy per te qen ne qender te vemendjes me rroba, gjithnje vjen bukur edhe shume me stil !!16. Video Spoti me Performancën më të mirë
Dafina Zeqiri - My swag
Hana Cakuli ft. Kushtrim Hoxha - Kopshti
NRG Band ft. Capital T – Veç asaj
Nora Istrefi ft. McKresha – As ni zo
Edhe ketu ew meriton Noraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Dienstag, 15. Mai 2012

Genta Videoklipi i ri !

Këngëtarja Genta Ismajli këto ditë pritet të nisë xhirimet e klipit më të ri i cili do të realizohet në Shkup nga “Rec Production”.
Për xhirimin e këtij videoklipi Genta ka kërkuar shumë njerëz, që do të jenë thjesht statistë dhe duhen gati 200 të tillë për të qenë pjesë në këtë video të re.
Madje, produksioni i realizimit të kësaj kënge të re ka shpallur një lajmërim për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, madje ka lënë edhe orarin e takimit.

Genta nuk ka zbuluar se cilës këngë do t’i bëjë videoklip. Por ne shpresoj qe do te jet nje Keng e re !!!