
Telegrafi.com ka pasur mundësinë të vëzhgojë ‘live’ aktivitetet e shumta të edicionit të katërt të koncertit promovues ‘Eurovision in Concert’.
22 shtete ishin pjesëmarrëse në këtë event që u mbajt me 21 prill në Amsterdam të Holandës. Një prej përfaqësueseve në Eurosong ishte edhe këngëtarja shqiptare Rona Nishliu e cila shoqërohej nga RTSH-ja.
Ky ishte momenti i parë për këngëtaren shqiptare, ku ajo u ndesh me mediat e shumta të Eurosongut dhe ato lokale të Holandës.
Rona ishte një prej këngëtareve që ishin më së shumti në qendër të vëmendjes në këtë event duke marrë vlerësime jashtëzakonisht të mira për vokalin e saj të fuqishëm dhe shpirtin e saj artistik.
Rona ishte një prej këngëtareve që ishin më së shumti në qendër të vëmendjes në këtë event duke marrë vlerësime jashtëzakonisht të mira për vokalin e saj të fuqishëm dhe shpirtin e saj artistik.
Gjithashtu edhe kënga shqiptare ‘Suus’ ka marrë vlerësime pozitive duke u quajtur si kënga më e veçantë e vitit. Nuk kanë munguar edhe duartrokitjet e shumta dhe brohorimat nga simpatizuesit e këngës gjatë koncertit në momentin kur Rona ishte në skenë.
Pas kësaj vizite në Holandë, Rona do t’i viziton edhe dy shtete tjera në kuadër të promovimit të këngës ‘Suus’.
Pas kësaj vizite në Holandë, Rona do t’i viziton edhe dy shtete tjera në kuadër të promovimit të këngës ‘Suus’.
“Qiproja dhe Austria janë dy destinacionet e ardhshme për promovim të këngës. Ndërkohë jemi duke punuar dhe përgatitur rreth paraqitjes skenike”
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen